Dorina Mema dhe Bledi Mane janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë emisionit “E Diell” në Top Channel. Gjatë diskutimit për biznesin, Mema po shprehte mendimet e saj, kur Mane ndërhyri duke i sugjeruar që çështjen ta ndjekë në rrugë ligjore. Debati u përshkallëzua dhe përfundoi me largimin e Dorina Memës nga studio.
Gjithçka nisi kur Mema foli për sfidat që ka hasur me biznesin e saj dhe për përhapjen e dietës që ajo pretendon se i përket, duke kërkuar njohjen e të drejtës së autorësisë. Bledi Mane e ndërpreu, duke i sugjeruar që këtë problem ta zgjidhë përmes rrugës ligjore. Nga aty, debati u përshkallëzua.
Mema: Duhet të ndërtosh veten. Duhen dhe ide, siç shoh, dieta ime është përhapur në 5-6 vende, por nuk ka problem. Vetëm të më japin të drejtën e autorësisë.
Mane: Është faji yt, që nuk e ke regjistruar. Ka zyrë patente.
Mema: Nuk ka autorësi këtu, një presje të ndryshojë nuk mund ta mbash dot autorësinë.
Mane: Legjislacionin e kemi mrekulli.
Mema: E ke legjislacionin, por po të ndryshojë një fjali, nuk është e juaja thuhet. E di apo nuk e di? E drejta e autorit këtu është e vështirë për tu mbajtur, lëre se çfarë thotë Bledi.
Mane: E ke gabim
Mema: Bledi të lutem! Vetëm logot mund të ruash këtu. Të rrish gjyqe? Të ndjekësh punën?
Mane: E ndjek avokati gjyqin.
Mema: Nëse hap një gjyq autorësie e mbyll pas 10 vitesh.
Mane: Ke një lloj pesimizmi politik që e sjell në çdo studio dhe të këshilloj që s’të bën mirë. Të këshilloj. Zhvillimin e këtij vendi nuk ndalon as ti e as unë. Ky vend nuk është meritë e qeverisë që po zhvillohet por e egoizmit të njerëzve.
Mema: Ti po thua që e pengojë ne apo e zhvillojmë. Njerëzit si unë duhet t’i suportosh?
Mane: E dëgjove cfarë thashë? Ke ardhur në studio dhe ke sjellë pesimizmin. Ky pesimizëm. Është shumë pesimiste, e kam parë në publik.
Mema: Unë jam krenare që nuk pëlqehem nga ty. E kam krenari…
Mane: Këto transformojnë dhe fjalët që ti thua. Unë thashë që solle pesimizmin. Ju keni mësuar tekstin përmendësh…
Mema: Bledi të isha pesimiste nuk jam kjo që jam. Jam ndër të paktat femra që ia dalin vetë. Nuk jam pre e pagave qyl.
Mane: Të akuzova gjë?
Mema: Ti je brenda qylit. Të lutem!
Mane: Unë brenda qylit?
Mema: Ti të më gjykosh mua? Unë jam jashtë qylit dhe tije brenda qylit, e ti të më gjykosh mua!?
Mane: Ti nuk e di çfarë pune bëj unë. Unë bëj tre punë dhe asnjë në shtet.
Mema: Ti s’më do mua se unë di shumë. Ti bën pjesë e njerëzve që kopjojnë dhe bëjnë qyla.
Mane: Mbarove?
Mema: Ju kërkoni të vini gishtin mbi njerëzit që punojnë…
Mane: Me mua e ke?
Mema: Po me ty! Me ty e kam.
Mane: E ktheve personale.
Mema: Ti e ktheve personale. Streçet nuk i prek, vazhdo me streçet e tua. Unë kam shumë punë për të qëndruar me njerëz si ty.



















