KreuCelebrity

“Kur s`ka respekt…”Alba dhe Limi përballen për herë të parë publikisht pas ndarjes!

“Kur s`ka respekt…”Alba dhe Limi përballen për

Dy ish-konkurrentët Alba dhe Limi, u përballën për herë të parë publikisht pas daljes nga spektakli dhe ndarjes së tyre si çift në natën finale të “Ferma VIP”. Përballja ndodhi në studion televizive, gjatë diskutimit, Alba konfirmoi përfundimin e marrëdhënies së saj me Limin dhe ndau reflektime personale mbi përvojën e tyre:

“A jam penduar për atë që ka ndodhur? Sigurisht që jo. Nuk jam e lumtur, por jeta vazhdon përpara. Pavarësisht zhgënjimeve, nuk duhet të humbasim besimin te jeta apo te njerëzit që vijnë më pas,”  tha Alba. Ajo theksoi se në një marrëdhënie nuk mjafton vetëm ndjenja, por kërkohen gjithashtu respekti, përkushtimi dhe përkrahja e ndërsjellë.


Nga ana tjetër, Limi tha se çdo përvojë ka një arsye dhe vlerën e vet: “Një person që e takon njëherë, mund ta takosh edhe për herë të dytë. Për mua ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm. Rëndësi ka çfarë duam ne,”  tha ai.

I pyetur nga moderatorja Luana Vjollca për marrëdhënien aktuale me Albën, ai konfirmoi se kanë mbetur në kontakt normal dhe theksoi: “Unë i dua të gjithë njerëzit, por në fund zgjedh veten.”

Deklarata e tij u pasua nga një reagim i Albës, e cila u përgjigj shkurt: “Shumë mirë bën.”

Ishte ajo vete qe dy javë më parë, me anë të një postimi në InstaStory vetë Alba befasoi ndjekësit e saj teksa shkroi se lidhja mes atyre të dyve ka përfunduar. Ajo nuk sqaroi megjithate shkaqet që çuan në ndarje, por tha thjesht se të dy ata e kanë marrë këtë vendim.