KreuCelebrity

Çifti i famshëm drejt ndarjes, shkak fluturimi në hapësirë?!

Çifti i famshëm drejt ndarjes, shkak fluturimi në

Flitet se marrëdhënia mes Katy Perry dhe Orlando Bloom është në krizë të thellë, dhe sipas nje burimi pranë çiftit, sherri lidhet me fluturimin e këngëtares me Blue Origin në hapësirë. “Daily Mail”, thote se e ka quajtur këtë përvojë si “të turpshme” dhe “qesharake” gjatë një debati në prill. “I tha se gjithçka dukej absurde,” citohet te kete thene burimi.

Çifti i famshëm drejt ndarjes, shkak fluturimi në


Katy Perry, e cila u bë një nga gjashtë gratë që udhëtuan në hapësirë me raketën e Jeff Bezos, ishte entuziaste për mbështetjen e partnerit të saj – por u përball me kritika në vend të krenarisë. “Sigurisht që u ndje e lënduar,” tha burimi. “Imagjino të shkosh në hapësirë dhe partneri yt të mos impresionohet aspak.”

Përkeqësimi i situatës vjen ndërkohë që Bloom u pergatit per të marrë pjesë në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Itali – pa Katy-n, e cila është në turne. Sipas burimeve, kjo është perceptuar si një “shenjë mosrespekti” nga ana e tij, pasi “ata janë më shumë miqtë e saj sesa të tij.”

Çifti, të cilët janë bashkë prej vitit 2016 dhe kanë një vajzë katërvjeçare, Daisy, janë përballur kohët e fundit edhe me tensione të tjera. Albumi i fundit i Perry-t, “143”, thuhet se nuk pati sukses dhe kjo ka shkaktuar stres në marrëdhënien e tyre. Një burim për Page Six deklaroi: “Ka mbaruar. Ata po presin të mbarojë turneu i saj për të zyrtarizuar ndarjen.” Turneu i Perry-t përfundon më 7 dhjetor 2025.