KreuCelebrity

Sarah Jessica Parker, rrëfim i rrallë: Kritika mizore gjatë “Sex and the City”, më gjykonin për pamjen!

Sarah Jessica Parker, rrëfim i rrallë: Kritika mizore gjatë

Sarah Jessica Parker rrëfeu si rrallëherë pjesën më të vështirë të karrierës së saj në serialin legjendar “Sex and the City”, gjatë një interviste të fundit në podcast-in Call Her Daddy.

Sarah Jessica Parker, rrëfim i rrallë: Kritika mizore gjatë


“Gjëja më e vështirë ishte kur flisnin për trupin dhe pamjen time fizike,” u shpreh aktorja 60-vjeçare. “Ishin komente për gjëra që nuk mund t’i ndryshoja, nuk doja t’i ndryshoja dhe kurrë nuk e kisha menduar ta bëja. Edhe pas gjithë atyre fjalëve, sërish nuk kam interes t’i ndryshoj.”

Ylli i  “Sex and the City” pohoi se gjatë viteve 1998–2004, në kulmin e suksesit të saj, nuk ishte e përgatitur për kritikat e ashpra dhe mizore që merrte rreth pamjes së saj.

“Lexova një koment shumë të keq në një revistë. Fillova të qaj dhe telefonova dy miq të mi meshkuj. Ishte hera e vetme kur qava vërtet nga gjithë kjo,”tregoi ajo.

Aktorja shtoi se para serialit nuk kishte pasur kurrë thashetheme për jetën apo pamjen e saj – ishte vlerësuar vetëm për punën. “Isha mësuar të më gjykonin si aktore, jo si grua apo si trup.”