Olta Gixhari, ka ndarë me ndjekësit e saj foto nga pushimet verore, ku shfaqet mese ne forme, edhe pse eshte tashme nene e dy djemve. Aktorja shihet e relaksuar në një zone bregdetare, me një vështrim të qetë drejt horizontit dhe një pamje të kuruar deri në detaje.
Bie ne sy vecanerisht barku i sheshte i Oltes, edhe pas dy lindjeve dhe forma e saj fizike.
Postimi është pritur me shumë reagime pozitive, ku ndjekësit kanë vërshuar me komplimente për bukurinë, sharmin dhe stilin e saj.
Komentet e shumta nënvizojnë elegancën që Olta përcjell dhe mënyrën si di të gërshetojë thjeshtësinë me hijeshinë, duke u kthyer vazhdimisht në një figurë të dashur e të admiruar nga publiku shqiptar.



















