Donald Veshaj është një artist shqiptar mjaft i njohur për punën e tij si aktor, moderues, këngëtar dhe komedian. Gjithashtu përveç jetës së tij pofesionale, Donaldi është në qendër të vëmendjes edhe me jetën e tij personale, lidhjen me moderatoren Bora Zemani dhe marrëdhënien e ngushtë me vëllain e tij binjak, Romeo Veshajn.
Ditën e djeshme Donaldi ka pësuar një incident, ku teksa po udhëtonte me makinë në zonën e Vlorës, papritur goma e makinës së tij cahet. Këtë na e ka treguar vetë ai me një postim në Instastory dhe për fat të mirë nuk është shkaktuar asnjë aksident dhe Donaldi është shumë mirë. Aktori ka treguar më tej se në gomisterinë më të afërt e ka rregulluar difektin dhe ka vazhduar udhëtimin e tij, teksa mendohet se ka qenë duke shkuar me pushime në jug të Shqipërsë.
-
Modelja bie në pishinë gjatë sfilatës, incident në "She's on Top"!
23 Qershor, 10:02
Këtë sezon, Donaldi nuk ka qenë i angazhuar me asnjë projekt televiziv, por i ka kushtuar vëmendjen e tij artit, skulpturës dhe pikturës së studion e tij.
Përgatiti: Libera Resulaj



















