KreuCelebrity

Modelja bie në pishinë gjatë sfilatës, incident në "She's on Top"!

 

Një moment i papritur ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave gjatë spektaklit televiziv “She’s on Top”, kur njëra nga modelet humbi ekuilibrin dhe përfundoi në pishinë, një situatë krejtësisht jashtë skenarit të mbrëmjes.

Incidenti ndodhi ndërsa këngëtarja e njohur, Ronela Hajati po performonte live pranë pishinës. Atmosfera ishte e ngrohtë, plot energji dhe ritëm, teksa një grup modelesh po sfilonin në mënyrë koreografike rreth skenës. Gjatë kësaj parade, një prej modeleve nuk arriti të ruante balancën mbi platformë dhe rrëshqiti papritur, duke rënë në mënyrë spektakolare në ujë, përballë syve të publikut.

Pamjet e momentit kur modelja bie në pishinë janë bërë virale në rrjetet sociale. Ndjekësit i kanë komentuar ato si një nga momentet më të spikatura dhe autentike të spektaklit, duke e vlerësuar si një çast spontan që solli një ndjesi ‘reale’ në një mbrëmje ndryshe nga zakonisht.