Olivia Attwood ka folur pa doreza për kirurgjinë plastike dhe për mënyrën se si familja Kardashian–Jenner e ka trajtuar çështjen e transparencës rreth ndërhyrjeve të tyre estetike.
Në një intervistë për The Sun, 34-vjeçarja u shpreh se pranimi i vonuar i Kylie Jenner për operacionin e saj të gjoksit ishte “shumë vonë”.
“Kam folur për gjoksin tim për 10 vite rresht”, tha Olivia, e cila ka qenë gjithmonë e hapur për ndërhyrjet që ka bërë, shkruan DailyMail.
Ajo shtoi se, përveç operacioneve të dukshme si mbushja e buzëve apo gjoksi, duhet të flitet edhe për procedura më pak të dukshme, si BBL (Brazilian Butt Lift) apo liposuksioni: “Trupat e tyre nuk krijohen në palestër”.
Ish-konkurrentja e Love Island theksoi gjithashtu se është e pasinqertë që figura publike të fitojnë nga produkte për humbje peshe, ndërkohë që kanë bërë ndërhyrje kirurgjikale.
Ajo zbuloi gjithashtu se programi i saj televiziv rreth kirurgjisë estetike i ka hapur sytë për realitetin pas këtyre procedurave.
“BBL është e vetmja që nuk do ta bëja kurrë”, tha ajo. “Rreziku është shumë i lartë dhe është një nga operacionet me përqindjen më të madhe të rishikimeve”.
Ndërkohë, Kylie Jenner ndau së fundmi përmes rrjeteve sociale detaje të plota për zmadhimin e gjoksit që bëri në moshën 19-vjeçare – duke përmendur edhe kirurgun e saj të famshëm, Dr. Garth Fisher, i cili është i njohur për bashkëpunimet me familjen Kardashian.
Ky debat i hapur i Olivias sjell edhe një herë në vëmendje nevojën për më shumë ndershmëri dhe edukim rreth ndikimit të kirurgjisë estetike në shëndetin mendor, vetëbesim dhe imazhin trupor – sidomos kur promovohen nga figura me ndikim global.



















