KreuCelebrity

Me lot në sy, influencuesja e njohur lajmëron ndarjen nga bashkëshorti!

 

Influencuesja e njohur australiane, Tammy Hembrow, dhe partneri i saj, Matt Zukowski, i njohur nga “Love Island”  kanë njoftuar përfundimin e martesës së tyre, vetëm shtatë muaj pas celebrimit. Përmes një videoje emocionale të publikuar në “TikTok”, Tammy shprehu ndjenjat e saj të thella të zhgënjimit dhe dhimbjes, duke deklaruar se ndihej “zemërthyer” dhe “e poshtëruar”, dhe se nuk i kishte mbetur zgjidhje tjetër veçse ta përfundonte martesën.

“Doja më në fund të ju njoftoja se po divorcohem. E di që shumë prej jush më kanë ndjekur për vite me radhë, ndaj ndjeva nevojën të jem e hapur për këtë pjesë të jetës sime,” u shpreh ajo me lot në sy. Tammy theksoi se ishte futur në martesë me bindjen se do të zgjaste përgjithmonë, por vendosi të mos zbulojë detaje rreth arsyeve të ndarjes.

“Nuk jam nga ato që hedhin baltë mbi të tjerët. Dua të jem e kujdesshme dhe e ndjeshme ndaj të gjithë personave të përfshirë, dhe nuk do të flas për askënd tjetër përveç vetes sime,” shtoi ajo.

Tammy theksoi se e bëri këtë njoftim për të ecur përpara, për t’u fokusuar te fëmijët e saj dhe për t’u shëruar emocionalisht nga kjo përvojë.

“Çdo përvojë sjell një mësim, dhe shpresoj që këtë herë ta mësoj. Dua të jem më e kujdesshme në të ardhmen,” përfundoi ajo.