Pasditen e së dielës, apartamenti i ish-banores së “Big Brother VIP”, Franceska Muratit, është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në një nga komplekset më të njohura të momentit në Tiranë.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar, por nga hetimet paraprake zjarrfikësit e kanë një pistë se ku po hetojnë. Sipas shërbimit zjarrfikës, shkak për zjarrin në banesën e Muratit mund të jetë bërë një cigare e hedhur nga apartamentet më sipër.
Zjarri ka shpërthyer në banesën e Muratit, ndërsa pamjet e publikuara në rrjet tregojnë flakët që dalin nga ballkoni dhe një tym i dendur që përhapet në katin përkatës. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga policia apo nga vetë Franceska Murati, ndërkohë që raportimet e para konfirmojnë se nuk ka pasur persona të lënduar nga zjarri. Shkaqet e përfshirjes së apartamentit nga flakët mbeten ende të paqarta.
Përgatiti: Libera Resulaj



















