“Mora një sërë çmimesh për performancat e mia dhe pastaj, për dhjetë vjet, asgjë, asnjë telefonatë..Ishte një gjë shumë e çuditshme, sikur papritur të mos dinin më se cfarë të bënin me mia..Më ka mbetur një lotë brenda meje për kinemanë që më ka braktisur pak": Giuliana De Sio nuk e ka fshehur për mediat italiane zhgënjimin nga ajo të cilës i kushtoi jetën: Kinemaja. Aktorja e njohur ndien sikur “të jetë fshirë” papritur. Dhe kjo për një njeri, që jetën nuk e pati të lehtë..
«Prindërit e mi u ndanë pothuajse menjëherë. Babai im ishte aty pak a shumë deri në moshën 12 vjeç, por ishte sikur ai nuk ishte aty. Nëna ime ishte alkoolike dhe kishte shumë pak orë në të cilat ajo ishte e arritshme. Ajo u bë agresive, e tërhequr, melankolike». Pastaj, vetëm në moshën 13 vjeç, përpjekja për vetëvrasje: «Mora disa pilula dhe më shpëtuan për fije të perit. Nuk e di pse e bëra, ndoshta po kërkoja vëmendje dhe rrezikoja të vdisja. Sigurisht që pata disa shqetësime, por nuk kam një kujtim të mirë për këtë».
Giuliana u shtrua në spital në vitin 2011 me diagnozën e pleurit me pneumoni të dyfishtë. Ajo u dërgua në shtëpi, por gjendja e saj u përkeqësua dhe më 31 dhjetor ajo pati një embolizëm pulmonar dhe një trombozë të thellë venoze në këmbën e majtë. "Ndjeva vdekjen që më kaoi në trup. Në fakt e preka me dorën time dhe ishte një ngjarje shumë e fuqishme", kujton ajo.
Aktorja rrëfeu se abortoi vullnetarisht në moshën 18 vjeç sepse nuk ndihej gati për amësi. Por këtë e pagoi shtrenjtë. Në moshë të rritur më pas,
të gjitha përpjekjet për të pasur një fëmijë ishin të pasuksesshme. Giuliana zbuloi se provoi disa herë fekondimin artificial, por për fat të keq nuk mundi ta përmbushte ëndrrën e saj. Pavarësisht dëshirës së madhe për t'u bërë nënë, Giuliana nuk pati kkurrë fëmijë. "Për fat të keq, humba tre fëmijë dhe do t'i kisha dashur shumë. Të vdesësh pa përjetuar amësinë është sigurishte rëndë. Kam udhëtuar shumë herë, por atë udhëtim nuk arrita të bëjë dot. Dhe ky është njëri prej udhëtimeve më të rëndësishme që një qenie njerëzore mund të bëjë."