Kishte nisur si nje beteje me problemet e jetes, por qe kthyer me pas ne nje lufte me anoreksione, te cilen Nihal Candan, një nga influencueset më të njohura të rrjeteve sociale në Turqi, nuk e fitoi dot: Ajo ndërroi jetë në moshën 30-vjeçare pas një lufte të gjatë dhe të dhimbshme me anoreksinë.
Nihal kishte arritur te peshtonte vetëm 23 kilogramë, pas një humbjeje dramatike në peshë prej afro 37 kilogramësh gjatë dy viteve të fundit.
E lindur më 15 qershor 1995 në Mersin të Turqisë, Nihal, emri i plotë i së cilës ishte Gulnihal Candan, u bë e famshme në vitin 2014 përmes pjesëmarrjes në emisionin televiziv të modës “Bu Tarz Benim”. Ajo fitoi shpejt popullaritet falë stilit të veçantë, prezencës mediatike dhe më vonë, aktiviteteve të saj si sipërmarrëse në fushën e bukurisë me hapjen e “Nihal Candan Beauty Center”.
Në rrjetet sociale, sidomos në Instagram, ajo arriti të mbledhë afër 900 mijë ndjekës, duke ndikuar në fushën e modës, bukurisë dhe stilit të jetesës. Megjithatë, jeta e saj mori një kthesë të errët në vitin 2023 kur ajo dhe motra e saj, Bahar Candan, u arrestuan me akuza për mashtrim dhe pastrim parash, të lidhura me një skemë për shitjen e makinave me çmime të ulëta në mënyrë të paligjshme.
Gjatë qëndrimit në burg, Nihal përjetoi një përkeqësim të theksuar të gjendjes mendore dhe fizike, duke zhvilluar anoreksi nervore të rëndë. Kjo çoi në lirimin e saj të parakohshëm në fillim të vitit 2025 për shkak të gjendjes së saj shëndetësore që po rrezikonte jetën.
Pak ditë para vdekjes, motra e saj Bahar kishte bërë një thirrje publike, duke u shprehur se Nihal nuk po e përballonte dot barrën psikologjike të asaj që kishte kaluar, dhe kërkoi ndihmë publike për të shpëtuar jetën e saj.