KreuCelebrity

Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu tallet me Rovena Stefën!

Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu tallet me Rovena Stefën!

Xheneta Fetahu iu rikthye nje situate te krijuar ne BBV Kosova, duke ndarë një moment  mjaft komik nga eksperienca e saj në shtëpinë e famshme. Gjatë një lidhjeje live në TikTok, ku ndodhej pranë Lela Seferit, ish-banorja rikujtoi një rast që ndodhi në natën e eliminimit të këngëtares Rovena Stefa.

Sipas modeles, ky ishte një nga momentet më qesharake të sezonit të tretë të reality show-t, veçanërisht për shkak të ironisë së situatës. Ajo tregoi se në prapaskenë, kur Rovena dhe Leonardo Gashi kishin mbetur të fundit përballë vendimit të publikut, këngëtarja e njohur i ishte afruar Leos me fjalë inkurajuese dhe motivuese.

“Më qesharake kur ka dalë Leo, kanë qenë të fundit Rovena me Leon dhe në prapaskenë Rovena Leos ia kap dorën dhe i thotë: ‘Leo, ty të presin shumë koncerte, shumë të mira’, dhe pas pesë minutave dëgjohet: ‘Banori që lë përfundimisht shtëpinë është Rovena Stefa’”, tregoi Xheneta me humor.