Megjithëse Jeff Bezos dhe e fejuara e tij, Lauren Sánchez, u fotografuan duke shijuar një festë me shkumë në Kroaci, përgatitjet për dasmën e tyre luksoze në Venecia po hasin në vështirësi. Çifti ka planifikuar të kurorëzojë dashurinë e tyre më 27 qershor, por organizimi i ceremonisë është komplikuar nga tensionet lokale dhe protestat e paralajmëruara.
Mediat italiane raportojnë se organizatorët janë detyruar të ndryshojnë një nga vendet kryesore të eventit. Fillimisht ishte parashikuar që darka festive të zhvillohej në “Scuola Grande della Misericordia”, por për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë dhe reagimeve nga banorët, vendi është zhvendosur në zonën Arsenale një hapësirë më e lehtë për t’u mbikëqyrur.
Banorët vendas kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për ndikimin që do të ketë ngjarja në jetën e qytetit, duke e cilësuar si një “pushtim” nga miliarderët dhe të ftuarit e tyre. Ndërkohë, protestat kanë filluar: aktivistë të Greenpeace shpalosën një banderolë në Sheshin e Shën Markut, ku shfaqej portreti i Bezos, i shoqëruar me një mesazh protestues.
Nëse mund të marrësh me qira Venecian për dasmën tënde, mund të paguash më shumë taksa.
-
Curios X elektrizon Eagle Beat Festival!
24 Qershor, 11:54
Përveç protestave, autoritetet italiane po marrin parasysh edhe faktorë të tjerë të ndjeshëm, si tensionet globale mes ShBA-së dhe Iranit, duke qenë se baza ajrore amerikane në Aviano ndodhet rreth 80 kilometra larg Venecias. Një takim i posaçëm mes policisë, organizatorëve dhe autoriteteve vendore pritet të mbahet për të garantuar mbarëvajtjen e ngjarjes. Megjithatë, përfaqësues të qytetit janë shprehur pozitivë. Simone Venturini, nga bordi turistik i Venecias, deklaroi për “MailOnline”:
Venecia ndjehet e nderuar që pret një dasmë të tillë. Kjo tregon atraktivitetin dhe aftësinë e qytetit për të organizuar ngjarje të mëdha me profesionalizëm.
Ai gjithashtu falënderoi çiftin për donacionet e tyre në mbështetje të projekteve për ruajtjen e qytetit lagunar.