Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij, Selvija kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak se aludua se i kishin dhënë fund martesës së tyre. Kjo pasi Selvija publikoi një mesazh ku la të kuptohej se po kalonte një periudhë shumë të vështirë në jetën e saj personale. Së fundmi Selvija e ka konfirmuar ndarjen me një mesazh emocional, ku shprehet se me shumë trishtim po largohet nga Tirana, por zemra e saj do të ketë një copë nga ky qytet.
Edhe pse të ndarë, Selvija vazhdon të flasë mirë për Shpatin e këtë na e ka treguar së fundmi, ku u është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në Instagram. Ajo ka treguar se Shpati është një baba shumë i mirë për djalin e tyre.
"Roeli është primare tek unë dhe mundohem të bëj më të mirën për të. Rori ka babin më të mirë në botë që punon shumë dhe suporton rritjen e Roelit në mënyrën më të mirë të mundshme dhe nuk kontriboj vetëm unë në rritjen e tij."



















