
Në vetëm 3 javë filmi i regjisores dhe shkrimtares Greta Gerwig ka fituar një vlerë befasuese prej 1.03 miliardë dollarësh në arkat globale, sipas vlerësimeve zyrtare të Warner Bros. Kjo e bën Gerwig regjisoren e parë solo femër me një film miliarda dollarësh.
“Meg 2: The Trench”, vazhdimi i origjinalit të 2018-ës, u rendit në vendin e dytë, me 12 milionë dollarë në shitje. Në vendin e tretë ishte “Teenage Mutant Ninja Turtles: Mutant Mayhem” i cili u publikua të mërkurën dhe mori 9.3 milionë dollarë të premten.
“Oppenheimer”, i cili ishte në vendin e dytë të premten e kaluar, ra në vendin e katërt, me 8.3 milionë dollarë. Filmi biografik i Christopher Nolan ka fituar tashmë 500 milionë dollarë globalisht dhe pritet të arrijë mbi 551 milionë dollarë deri të dielën, sipas Deadline.
“Haunted Mansion” i Disney-t, i cili ishte në vendin e tretë javën e kaluar, zbriti në vendin e pestë, me afër 2.7 milionë dollarë shitje.

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023



Tre shenjat më dembele të horoskopit






Horoskopi ditor, e diel 6 Gusht 2023



Ç’duhet të dini për fuqinë e tridentit!

Receta/ Linguini me lule kungulli!

Dries Van Noten: Frymëzuar nga ëndrrat!


Horoskopi mujor: gusht 2023!

Brenda eventit glamour të “Maison de Parfume”!

Meghan Markle feston 42-vjetorin e lindjes!
