Këngëtari Lorenc Hasrama në mes angazhimeve ka gjetur kohën për të kaluar disa ditë pushimi me të dashurën e tij. Revista “Bordo” ka siguruar disa fotografi të këngëtarit duke shijuar plazhin e Borshit me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.
Në një prej fotove ata shihen të përqafuar, ndërkohë në dy të tjerat janë duke shijuar detin. Këto janë fotot e para të çiftit, pasi vetë ata kanë zgjedhur që lidhjen disamujore ta mbajnë private.
Edhe pse nuk dihet identiteti i vajzës, Lorenci ka folur për të në një intervistë të dhënë në programin “Ftesë në 5” pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Lorenci tha asokohe se e dashura jashtë s’i ka përjetuar shumë mirë flirtet që këngëtari pati brenda shtëpisë me Jorin dhe Keisin, por që ai do të mundohej ta rregullonte marrëdhënien me të.
“Besoj që janë gjëra që rregullohen. Ne të gjithë bëjmë gabime, qoftë edhe padashje, unë i quaj gabime gjithmonë. Për sa kohë, qëllimet e mia nuk kanë qenë të tilla, siç janë dukur në disa momente, ne i mbajmë ato gabime në shpatulla dhe vazhdojmë përpara dhe tregojmë që s’janë ashtu si duken”.
Më tej ai u shpreh se ndryshe nga më herët tashmë është korrekt, “Unë kam qenë tip rrugaçi, por ka ca vite që e kam ndarë mendjen të jem korrekt. Në një moment u duka si jo korrekt në shtëpi, por jo çdo gjë është siç duket”.