KreuStil Jetese

Menaxhimi i kalorive gjatë pushimeve!

Menaxhimi i kalorive gjatë pushimeve!

Nga Borana Rustani (Personal Trainer & Diet Plan)

Pushimet janë mënyra më e mirë për të rikuperuar veten. Gjithsecili nga ne ka nevojë të ndihet i relaksuar, duke shijuar disa ditë pushim nga puna, jeta e përditshme, obligimet etj. Por ndonëse ditët e pushimeve ikin sa hap e mbyll sytë, një problem kryesor i gjithsecilit është anashkalimi dhe shkujdesja që tregojnë kundrejt ushqimit dhe përllogaritjes së kalorive.

Çdokush nga ne kërkon që në ato ditë të shijojë ushqimin, duke u zgjuar me disa petulla mjaltë/reçel e djathë për mëngjes e duke vazhduar rrjedhshëm ditën me ushqim të bollshëm, alkool, akullore apo edhe ëmbëlsira.

Por sa e dëmshme është kjo për organizmin?

Disbalancimi që ne krijojmë gjatë 1 jave pushimi, krahasuar me të gjithë vitin aktivitet është në shkalla tepër të lartë. Një organizëm i mësuar me pune, aktivitet fizik të përditshëm, regjim të kontrolluar do kohë të adaptohet me një regjim krejtësisht ndryshe e për rrjedhojë do të shohë disa pasoja pas plazhi. Pasojat kryesisht që hasin të gjithë janë; Fryrje në zonën abdominale (barku), dhimbje koke apo barku, dëbuesë, përtesë për t’u rikthyer në rutinën e mëparshme dhe 1-2 kg plus.

Si mund ta kontrollojmë?

Për të gjithë pushuesit që kanë zgjedhur plazhin:

-Zgjimi zakonisht në orën 8:00, duke konsumuar 1 mëngjes i cili duhet të përmbajë proteinë dhe fibra për t’ju mbajtur gjatë ditës energjike dhe të ngopur.

Veza, omeleta, qumështi, tërshëra, molla jeshile apo kos grek me fruta janë një super ide për të ngrenë mëngjesin

-Gjatë drekës sugjerojmë karbohidrate kryesisht: makarona me fruta deti, peshk me perime, rizoto apo biftek me asparag e patate të ëmbël të gjitha këto të shoqëruara me sallata të ndryshme.

-Pasditja i takon konsumit të frutave të stinës (nektarina, dardha, shalqi, kivi janë një burim i mirë i vitaminave që organizmi kërkon).

-Darka i përket supave, 2 brusketa me domate e gjizë,  1 hamburger integral, perime të ziera etj.

Aktiviteti fizik gjatë pushimeve nuk duhet lënë pas dore: 

Disa sugjerime mjaft interesante:

1-Zgjidhni të ecni sa më shumë: me trupin dhe kokën drejt, duke kryer hapa të shpejtë e sportive (përpara se të konsumoni mëngjes kryesisht)

2-Noti gjithashtu është një zgjidhje mjaft e mirë pasi jo vetëm aktivizon 90% të muskujve, por gjithashtu ndihmon në procesin e frymëmarrjes, hap mushkëritë duke i pastruar e depërton në rregullimin e rrahjeve të zemrës (sugjerohet gjatë orës 9:30-11:00 a.m)

3-Qëndrimi në rerën e nxehtë gjithashtu ju ndihmon të hiqni disa kalori mënjanë, duke stimuluar djersitjen dhe nxjerr toksinat e trupit.

4-Pasdite kryesisht organizohuni me lojëra (beach volley, ping-pong, lojëra në ujë, aqua gym) janë super efikase për t’ju mbajtur në formë

5- Darkave nëse do të jeni nën shoqërinë e alkoolit zgjidhni vende ku edhe kërcehet /zumba, dance sportiv a tradicional, latine etj.

Së fundmi dhe më e rëndësishme konsumoni ujë; 

Uji jo vetëm do t’ju ndihmojë për të qenë më pak të etur dhe të uritur, por do të ndihmojë edhe në procesin e tretjes së ushqimeve të restorantit.

Gjithashtu nga temperaturat e larta është domosdoshmëri të konsumoni nga 3-4 litra ujë në ditë.

Borana Rustani

Personal Trainer & Diet Plan

E gjeni në Instagram @get_me_healthy98

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF