
Pasuria luksoze ku Shakira u takua me Leëis Hamilton në Ibiza është bërë objekt i shumë diskutimeve. Thashethemet vazhdojnë për lidhjen e tyre të supozuar dhe afërsinë e fundit të Shakirës me shtatë herë kampionin e Formula 1, Leëis Hamilton.
Mes indikacioneve të mëparshme për një përçarje të mundshme mes tyre, tani është zbuluar se takimi i ri u zhvillua në një vend luksoz dhe shumë privat. Modelja dhe prezantuesja spanjolle Tamara Gorro gjatë paraqitjes së saj në emisionin televiziv spanjoll ‘Y ahora Sonsoles’ ka raportuar nga ambientet e ‘Villa Coco Loco’ në Ibiza.
“Ne mund të konfirmojmë se Hamilton ka hyrë natën për t’u takuar me Shakirën, sigurisht…”, tha ajo, teksa shtoi, “Puna është se ata nuk janë parë jashtë këtij kompleksi luksoz dhe shumë privat”.
Pas përmendjes në emisionin televiziv, kanë dalë në sipërfaqe detaje rreth vendndodhjes së supozuar të takimeve mes Shakirës dhe Hamiltonit. Portali “Ecodisseny”, një kompani ndërtimi, ka orfuar imazhe përmes të cilave është evidente se prona është super luksoze. Pamja e saj mahnitëse të ngjall vërtet një ambient si parajsë.
Dihet se Shakira i kaloi ditët e korrikut dhe gushtit në këtë vend. “Ai shkoi në klubet e njohura të natës” shtoi gazetari Gorro. “Më pas, ku shkoi…? Këtu, përkrah Shakirës sonë, për ta mbyllur natën në mënyrën më të mirë të mundshme.”




Menaxhimi i kalorive gjatë pushimeve!

Ekskluzive/ Bora dhe Donaldi do të bëjnë film!



Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023



Tre shenjat më dembele të horoskopit






Horoskopi ditor, e diel 6 Gusht 2023


