
Sipërmarrësi Giacomo Chiapparini, 74 vjeç, ka humbur jetën pasi 25 mijë rrota djathi parmixhano ranë mbi të. Ngjarja e rëndë ndodhi në magazinën e tij në rajonin e Lombardisë.
Shembja krijoi një efekt domino duke rrëzuar mijëra rrota të tjera, të cilat peshojnë rreth 40 kg secila. U deshën 12 orë për të gjetur trupin e zotit Chiapparini, tha njëri nga zjarrfikësit.
Disa nga rrotat e djathit thuhet se ranë nga rreth 10 metra lartësi, ndërkohë që banorët e përshkruan shembjen si një “bubullimë”. Dëmi ekonomik i shkaktuar është vlerësuar në 7 milionë euro.
Duke folur për mediat italiane, një fqinj e përshkroi zotin Chiapparini si “shumë mbështetës… dhe bujar”. Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Consorzio që e njihte mirë Chiapparinin, tha,
“Kemi humbur një sipërmarrës shumë të vlefshëm dhe të zellshëm, i cili përkushtimin, zgjuarsinë dhe guximin e ka bërë arsye jetese, duke e çuar biznesin e tij në nivele dhe suksese të rëndësishme”.
Mësohet se viktima Giacomo Chiapparini ka humbur një fëmijë dekada më parë.

Horoskopi ditor, e martë 8 gusht 2023









Menaxhimi i kalorive gjatë pushimeve!

Ekskluzive/ Bora dhe Donaldi do të bëjnë film!



Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023



Tre shenjat më dembele të horoskopit


