KreuStil Jetese

I dha fund lidhjes 9-vjeçare; Motra e Chiara Ferragni prezanton të dashurin e ri (22-vjeçar)!

I dha fund lidhjes 9-vjeçare; Motra e Chiara Ferragni prezanton të

“I ri (apo duhet të them më i ri?), i egër dhe i lirë”, kështu shkruan Valentina Ferragni në mbishkrimin e fotos së publikuar në Instagram me të dashurin e saj te ri, Matteo Napoletano.

Ai është 22 vjeç, ndërsa Valentina është 30 vjeçe, për këtë arsye ajo ka vënë në dukje moshën e tij duke shkruar “më i ri”. Duke dashur të theksojë se ka lexuar komentet e ndryshme që raportonin moshën e re të partnerit të saj të ri.

A post shared by Valentina Ferragni (@valentinaferragni)

 

“Shumë e lumtur për ty. Ti e meriton të ndihesh kështu motër”, ka komentuar Chiara Ferragni. Kjo foto zyrtarizon marrëdhënien që tashmë ishte përfolur shumë në mediat italiane. Më 31 korrik, në fakt, ishte nëna e motrave Ferragni, Marina Di Guardo, e cila ndau disa foto familjare në të cilat ishte i pranishëm edhe Napoletano. 

Kujtojmë që Valentina Ferragni dhe Luca Vezil u ndanë pas gati 9 vitesh së bashku. Në tetor ajo konfirmoi ndarjen me një post në Instagram, ku shkruante: “ Vendosëm të shkonim në dy rrugë të ndara. Jemi rritur bashkë dhe do të na bashkojë gjithmonë një dashuri dhe respekt i madh për atë që kemi qenë. Ju kërkoj të kuptoni dhe respektoni vendimin tonë, i cili, siç mund ta imagjinoni, jemi duke e vuajtur kaq shumë”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF