KreuStil Jetese

Wanda Nara kërcënohet nga Mauro Icardi, sipas prindërve të saj!

Wanda Nara kërcënohet nga Mauro Icardi, sipas prindërve të

Marrëdhënia mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Teksa dyshja ndodhen tashmë në Turqi, ku futbollisti po përgatitet për sezonin 2023-24 me Galatasaray, u zbuluan bisedat mes prindërve të saj, në të cilat thuhet se Ëanda kërcënohet dhe ka frikë prej tij.

Nora Colosimo dhe Andres Nara janë prindërit e Ëandës, të cilët janë ndarë para 10 vjetsh, por do të bënin gjithçka për mirëqenien e vajzës së tyre. Gazetarja Yanina Latorre ka patur akses në një bisedë mes prindërve të Ëandës, e cila është zhvilluar përmes WhatsApp-it dhe ku shprehen se partnerja e Icardit kërcënohet prej tij.

“Ëan kërcënohet, ajo e do, por edhe ka frikë prej tij. Ai i flet keq, e bind të udhëtojë, e bën të besojë se është gjëja më e mirë dhe pastaj ajo do të jetë vetëm atje dhe askush nga ne nuk e sheh e as nuk dëgjon se çfarë po ndodh, ai është shumë i keq”, i shkruante Nora Andres disa muaj më parë.

Andres Nara thotë se do të bënte gjithçka për vajzën e tij. Latorre shpjegoi se ky mesazh ishte në kohën e tradhtisë së Mauros me China Suarez, kur Nora i kërkoi ish-bashkëshortin e saj për të folur me Wandën “dhe për ta bërë atë t’i jepte fund marrëdhënies pasi ajo e konsideronte atë një person toksik për vajzën e saj”.

“Është shumë e vështirë, nuk e di nga e kanë marrë…”, tha i habitur Andres Nara, i cili pranoi që biseda ekzistonte, por edhe e bëri të qartë se do të bënte gjithçka për mirëqenien e vajzave të tij. .

“Po, ka pasur shumë biseda, jam ofruar direkt dhe kemi bërë një bisedë, do të vrisja dhe do të vdisja për vajzën time”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF