KreuStil Jetese

Një tjetër padi ndaj Bill Cosby; E drogoi dhe abuzoi me të!

Një tjetër padi ndaj Bill Cosby; E drogoi dhe abuzoi me të!

Bill Cosby po përballet me një padi të re kundër tij nga një këngëtare që pretendon se komediani e drogoi dhe abuzoi me të. Paditësja Morganne Picard akuzoi Cosby se e kishte ftuar në setin e shfaqjes së tij në 1987, kur ajo pretendoi se ai i insistonte që të dehej.

Picard gjithashtu pretendoi se ajo ishte abuzuar pasi kishte pirë një pije nga Bill në shtëpinë e tij dhe më vonë u zgjua e zhveshur në një dhomë hoteli.

Ndërkohë një përfaqësues i komedianit, Andreë Ëyatt, në një deklaratë për “People”, tha, “Është zhgënjyese të shohësh se janë në gjendje të fitojnë para nga akuzat e rreme kundër Cosby”.

Rreth një viti më parë Cosby në një intervistë për emisionin radiofonik “Noë ëith Scott Spears” foli më shumë për planet e tij për t’u rikthyer në skenë me një turne komedi në 2023. “Po, do të jem në gjendje të bëj turne përsëri. Kur të dalë nga kjo, ndjej se do të jem në gjendje të performoj dhe të jem Bill Cosby që publiku im më njeh se jam. Vite më parë, ndoshta 10 vjet më parë, kuptova se ishte më mirë ta thosha pasi ta shkruaja”.

Kujtojmë që Cosby është akuzuar nga shumë gra për hedhje të pilulave në pijet e tyre ndërsa ishin pa ndjenja. Ai u dënua për sulm seksual në vitin 2018, por u lirua në vitin 2021 pasi dënimi u rrëzua nga Gjykata e Lartë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF