Shakira dhe Gerard Pique njoftuan në qershor 2022, përmes agjencisë së tyre të komunikimit, ndarjen e tyre. “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, kërkojmë respekt për privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në deklaratë.
Që atëherë, dyshja ka patur disa takime ku u është dashur të marrin vendime, si vendbanimi i fëmijëve apo lloji i kujdestarisë që do të ndajnë: “Ata janë dakord me marrëveshjen e ndarjes. Nuk ka më asnjë diskutim apo problem”, shprehen burime pranë Shakirës për revistën Vanitatis.
Kjo deklaratë është konfirmuar më vonë edhe nga burime pranë Pique: “Kështu është, nuk ka problem, mund të raportosh siç është”.
Më në fund gjërat po qetësohen për ish-çiftin që shpresojnë të kenë më në fund një jetë më të qetë larg vëmendjes së paparacëve. Ishte e vështirë për ta pas ndarjes së tyre, kur fotografët dhe kamerat mbushën rrugët përreth shtëpisë, gjë që shkaktoi shqetësim te fqinjët. Por kjo tashmë ka marrë fund!