Eros Ramazzotti pak ditë më parë mbajti një koncert në Teatrin Antik të Taorminës. Në rreshtin e parë për ta dëgjuar ishte edhe vajza e madhe Aurora së bashku me partnerin e saj Goffredo Cerza.
Gjatë koncert Aurora Ramazzotti dhe babai i saj kënduan së bashku në skenë “It will be Dawn”, duke dhuruar momente shumë të bukua për të gjithë të pranishmit në koncert.
Por diçka ka ndodhur gjatë këtij dueti të dytë që ka ngjallur shumë polemika. Gjë që e bënë edhe gjatë koncertit në Taormina duke shkëmbyer një puthje në buzë. Ajo që supozohej të ishte një gjest dashurie mes prindit dhe vajzës, nuk u vlerësua vërtet nga të gjithë dhe u bë shkak për polemika.
Pasi iu afrua vajzës së tij, që qëndronte ulur në sediljet e para të Teatrit Antik të Taorminës, për të kënduar me të, Eros Ramazzotti e përshëndeti duke i dhënë një puthje në buzë. Puthja që supozohej të ishte një gjest dashurie mes prindit dhe vajzës, nuk u vlerësua vërtet nga të gjithë dhe u bë shkak për polemika.
Teksa videoja është shpërndarë në TikTok, shumë fansa interpretuan gjestin si një shenjë të dashurisë së thellë prindërore, ndërkohë të tjerë e kritikuan, “A nuk është pak e tepërt të puthësh vajzën në buzë në këtë moshë?”, “Puthjet në buzë me prindërit jo”, “Nuk e puth vajzën në buzë, sidomos si i rritur. Kurrë”, “Por puthjet mes prindërve dhe fëmijëve do të vazhdojnë të më bëjnë përshtypje”.