KreuStil Jetese

Ëndrra e saj bëhet realitet! Para se të vdiste nga leucemia; 10-vjeçarja ‘martohet’ me shokun e saj!

Ëndrra e saj bëhet realitet! Para se të vdiste nga leucemia;

Një vajzë 10-vjeçare, e cila ëndërronte të martohej, ka lidhur martesën me të dashurin e saj të fëmijërisë vetëm disa ditë para se të vdiste nga leuçemia. Emma Edwards u diagnostikua me leuçemi akute limfoblastike në prill të vitit të kaluar. Prindërit Alina, 39 vjeç dhe Aaron, 41 vjeç, thonë se shpresonin se ajo do të ishte në gjendje ta mposhtte sëmundjen.

Por në qershor familjes iu dha lajmi rrëqethës se kanceri i Emës ishte i pashërueshëm dhe asaj i kishin mbetur vetëm disa ditë jetë. Para se të ndërronte jetë si pasojë e leucemisë, vajza 10-vjeçare ka realizuar ëndrrën e saj, atë të martesës me shokun e saj të vogël.

Alina thotë se ëndrra e Emës ishte të martohej me të dashurin prej dy vitesh, dhjetëvjeçarin Daniel Marshall Christopher Williams Junior. Familja dhe miqtë vendosën të bashkoheshin për të bërë realitet ëndrrën e Emës dhe u mbajt një ceremoni për çiftin e ri më 29 qershor, ku 100 të ftuar u shfaqën për t’i parë ata të martoheshin.

Ema fatkeqësisht vdiq më 11 korrik, por prindërit e së voglës, Alina dhe Aron thanë se ndihen mirë që mund ta ndihmonin të realizonte ëndrrën e saj përpara se të vdiste.

“Shumica e fëmijëve duan të shkojnë në Disneyland, por Ema donte të martohej, të bëhej grua dhe të kishte tre fëmijë. Ajo ishte një e dashur. Martesa ishte gjithçka që ajo dëshironte. Ema ishte një vajzë shumë sociale, kështu që e kishte të vështirë të ishte larg të gjithëve. Erdhën mjekët, infermierët, mësuesit, familja, miqtë, të gjithë në dasmë”, tha mamaja e 10-vjeçares për “The Mirror”.

Nëna e të voglës ka rrëfyer se Ema kishte dhimbje kur u vesh për në ceremoni, por megjithatë kjo nuk e pengoi atë të realizonte ëndrrën e saj, atë të dasmës.

“Ajo kishte shumë dhimbje kur e veshëm. Kjo e lodhi, por ajo nuk donte që të merrte ilaçet kundër dhimbjeve pasi dëshironte që të mos e merrte gjumi gjatë ceremonisë”, ka treguar e ëma.

Alina thotë se Ema dukej një fëmijë i shëndetshëm derisa e çuan në spital sepse ajo u rrëzua dhe mjekët zbuluan se sëmundja kishte depërtuar në kockat në këmbët e saj në prill 2022.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF