Organizata evropiane që monitoron klimën ka bërë zyrtare konstatimin se korriku i vitit 2023 ishte muaji më i nxehtë në Tokë i regjistruar ndonjëherë.
Temperatura mesatare botërore në muajin korrik prej 16.95 gradë Celsius, por këtë vit ishte një e treta e gradës më e lartë sesa rekordi paraprak i regjistruar më 2019, tha Shërbimi për Ndryshime Klimatike, një degë e programit hapësinor të Bashkimit Evropian.
Korriku i këtij viti ishte 1.5 gradë Celsius më i nxehtë se në kohët paraindustriale. Më 2015, shtetet e botës u pajtuan që të parandalonin ngrohjen afatgjatë që është 1.5 gradë më e nxehtë sesa në epokën paraindustriale.
Ky korrik ishte 0.7 gradë Celsius më i nxehtë sesa mesatarja e regjistruar në këtë muaj në periudhën 1991-2020, deklaroi Shërbimi për Ndryshimet Klimatike.
Oqeanet e botës, ndërkaq janë për gjysmë gradë më të nxehtë sesa në 30 vjetët dhe temperatura në Atlantikun e Veriut ishte 1.05 gradë më e nxehtë sesa është mesatarisht.
Ndërkaq, Antarktiku këtë vit ka shënuar nivelin më të ulët të akullit, 15 % më pak se mesatarja që regjistron zakonisht në këtë periudhë të vitit.