
Intervistë me Yusuf Atli, drejtuesin e sallonit Style N’ smile në Tiranë
Kam parë një transformim te vajzat që zgjedhin extensions te StyleNsmile, ku qëndron sekreti?
Në ditët e sotme, extensions janë bërë shumë normale për çdo vajzë dhe grua pavarësisht moshës. Edhe më përpara ka patur extensions, por vitet e fundit është bërë shumë popullore dhe pjesë e rutinës për çdo vajzë dhe grua. Ashtu si çdo gjë që vendoset në trupin e njeriut, ka rregulla dhe përkujdesje. Extensions i mundëson njeriut të ndihet më mirë, më bukur. Extensions sot janë në masë, gjenden kudo, por është shumë e rëndësishme që të zgjedhim me kujdes para se të vendosim atë në flokë. Sekreti do të thosha është cilësia. Cilësia është çelësi, jo vetëm për extensions, por për çdo produkt dhe çdo gjë që na rrethon në jetën tonë. Cilësia te extensions ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me flokun e klientes. Sa më shumë cilësor të jetë floku extensions, aq më pak dëmtime ka floku i klientes. Sepse nëse dëmtohet floku i klientes, ky është problemi. E dyta është mënyra dhe materiali për të vendosur extensions. Nëse materiali nuk është cilësor dhe ngjitja bëhet gabim, kjo nuk tolerohet dhe nuk u falet profesionistëve të vërtetë. Dhe e fundit, duke qenë se ka shumë metoda të vendosjes së extensions, duhet t’i përshtatet flokut të klientes. Prandaj para se të vendosni flokët extensions ose ti blini ato, duhet një konsultë me profesionistin përkatës.
Style n’ Smile ofron flokë 100 për qind natyralë, nga vijnë ato?
Ne kemi një slogan në sallonin tonë: një herë klient, përgjithmonë klient. Çfarë dua të them me këtë? Dua të them që në momentin që përdor produkte cilësore dhe origjinale, klientët do të vijnë gjithmonë dhe do ta kërkojnë gjithmonë atë shërbim. Ne kujdesemi gjithmonë që në sallon të futen vetëm produkte cilësore dhe origjinale, siç janë extensions. Ato ne i marrim direkt nga Rusia dhe kemi disa lloje. Të gjithë klientët ose jo, ne i presim për t’i parë si cilësi, për t’i prekur dhe provuar. Ne kemi garanci dhe besim te produkti dhe cilësia që ofrojmë. Dhe duke qenë se extensions janë origjinale, ne i trajtojmë dhe kanë të njëjtin funksion si flokët tanë, duke i lyer, krehur dhe duke bërë modele të ndryshme.
Extension janë një zgjedhje, por edhe një investim, sa zgjasim ato?
Extensions, të jemi të vërtetë nuk është një shërbim i thjeshtë, është realisht një shërbim që kërkon investim në kohë dhe para. Por ne kemi sjellë dhe extensions me çmime të tjera, që të kenë mundësi zgjedhje të gjithë. Extensions blihet një herë, por ke mundësi ta përdorësh 2-3 herë të njëjtin flok, duke i ndërruar ngjitëset dhe rivendosur çdo 2 muaj e gjysmë, maksimumi 3 muaj. Afërsisht 2-3 muaj kjo vlen për çdo metodë dhe lloj extensions, përveç atyre me kapëse që zgjasin më shumë. Floku është gjysma e bukurisë, prandaj jo vetëm në Shqipëri por edhe kudo, ato tani janë bërë një trend.
Çfarë kujdesi duhet të ketë një vajzë për flokët pasi i ka vendosur ato?
Pasi vendosni flokë extensions, kujdesi është shumë i rëndësishëm. Nëse nuk kujdesemi siç duhet mund të ketë pasoja, si në dëmtimin e flokut tuaj dhe extensions gjithashtu. Ka shumë rëndësi përdorimi i produkteve si shampo dhe zbutës për llojin specifik të secilës. Më pas duhet të krihet gjithmonë, sepse nëse ngatërrohet është e vështirë për t’i krehur. Edhe mënyra se si bëjmë krehjen në parukeri është shumë e rëndësishme, po ashtu edhe përdorimi i tharëses. Në sezonin e verës duhet patur kujdes, sepse klori dhe uji me kripë ka tendencë të ashpërsojë flokun, gjë që çon në dëmtimin dhe rënie, jo vetëm të extensions, por edhe flokut tonë. Prandaj pas plazhit ose pishinave duhet t’i shpërlajmë mirë me ujë të pastër, më pas përdorim një vaj që të jetë për shkriftimin dhe mbrojtjen nga dielli, e më pas mund të krihen në mënyrë që mos kemi vështirësi më vonë për shkuljen dhe rënien e tyre. Kujdesi është një pikë kyçe e extensions, duhet të kujdesemi njësoj si për flokët tanë, që të kenë jetëgjatësi dhe të jenë të shëndetshëm.
Cilat janë trendet e momentit, po përsa u takon ngjyrave?
Këtë vit, shumica po kthehen te ngjyrat natyrale. Edhe extensions preferohen te ngjyrat natyrale më së shumti, por sigurisht që biondja dhe e zeza zënë vend të rëndësishëm. Këtë sezon më të përhapura janë highlights që i bëjmë flokut të klientëve, së bashku me extensions që të ngjajnë sa më shumë natyrale.
Ju keni një staf të kualifikuar dhe me eksperiencë, a dëmton flokun zgjedhja e personave të gabuar?
Sfida më e madhe për sallonin, dhe mendoj për vendin, është mungesa dhe zgjedhja e stafit të kualifikuar. Sigurisht që zgjedhja e stafit ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimit të klientit. Pavarësisht sa vite mund të kenë punonjësit, ne prapë u mësojmë një sistem, që klienti përveç shërbimit që paguan, duhet të informohet në detaje për çdo produkt që përdor dhe proces. Primare për stafin është se duke qenë se këto janë shërbime për kënaqësinë e personit, ne duhet të kemi shumë kujdes sesi sillemi dhe i trajtojmë që kur hyjnë në sallon derisa largohen.
Style n’ Smile është salloni që identifikon cilësinë, imazhi i VIP-ave, cilët janë ata më besnikët?
Falë Zotit edhe pse me vështirësi për të depërtuar në treg, cilësia e ka gjetur rrugën. Më vjen shumë mirë që salloni është dëgjuar nga të gjithë, jo për njërin apo për tjetrin, por për cilësinë dhe diferencën e shërbimeve që ofron, trajtimin që i bëhet çdo klienti duke u ndjerë i veçantë. Unë jam shumë i lumtur që kemi klientë prej shumë vitesh që na besojnë, duke i ruajtur atyre privatësinë. Për ne është e rëndësishme që disa pasi kanë provuar sallone të tjera, janë rikthyer te ne për cilësinë dhe shërbimin. I falënderoj të gjithë, sidomos klientët e rinj që vendosin të na zgjedhin. Ju jam shumë mirënjohës, sepse falë tyre jemi këtu sot. Do të vazhdojmë të punojmë dhe të sigurojmë të njëjtën cilësi për të gjithë.





Zyrtare/ Korriku, muaji më i nxehtë në histori!



Horoskopi ditor, e mërkurë 9 gusht 2023

Ide dekori për një ambient më të këndshëm!

Fakte që nuk i dinit mbi Giorgio Armani!








Receta gatimi; freskia e frutave të verës!

