KreuStil Jetese

Olsi Bylyku na prezanton me “Mbretëreshën” e tij të re!

Olsi Bylyku na prezanton me “Mbretëreshën” e tij të

Aktori i humorit Olsi Bylyku ka qenë në qendër të mediave kohët e fundit, për shkak të ndarjes nga e dashura e tij, Egli Tako. E teksa jeta e tij personale ndoshta nuk është në momentin më të mirë, aktori vazhdon me projektet e tij profesionale.

Ai është shumë aktiv edhe në Instagram, ku vazhdimisht ndan momente nga përditshmëria e tij. Së fundmi aktori ka publikuar një foto me një qenushe, dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin, “Mbretëresha e studios”. Mesa duket kjo është dashuria më e re e Olsit!

Pak javë më parë, Olsi foli në “Më lër të flas” për ndarjen nga Elgi, kuu shpreh se rrethanat ishin të tilla që ishte më mirë që secili të shihte rrugën e vetë. “Unë me thënë të drejtën i kam parë lajmet e në disa gjëra kanë pasur të drejtë në disa të tjera kanë bërë shkrimet e veta. Me thënë të drejtën jam një njeri që jam shumë përgjegjës dhe mundohem shumë që ti mbaj ato balancat e mira me miqtë e kolegët, mundohet ti jap kohën të gjithëve e partneres.

Kjo balancë ndoshta më ka vënë edhe një përgjegjësi mbi shpatulla që të ec me plan se ku dua të shkoj e ku dua të jem dhe unë mendoj se edhe me Eglin ja kemi arrit planin sepse besoj që e kemi këndu historinë tonë një vit më përpara. Unë me Eglin kam qenë në një lidhje, as të fejuar as të martuar.

Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë me Eglin. Unë kam parë lajme kohët e fundit çfarë s’kam parë. Edhe një deklaratë të shokut tim Lorencit. Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja më e mirë që për herë të parë në jetën tonë zgjodhëm veten tonë”, tha ai.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF