Aktorja e njohur Sandra Bullock e ndërpreu karrierën e saj në Hollyëood për t’u kujdesur për të partnerin e saj të sëmurë, Bryan Randall, i cili ndërroi jetë gjatë fundjavës pas një beteje trevjeçare me ALS. Kur aktorja doli në tapetin e kuq së bashku me kolegun e saj, Channing Tatum, në premierën e filmit të tyre “The Lost City” në mars 2022, pa Randall në krah të saj, pak njerëz e dinin se çfarë po ndodhte me jetën e saj.
Ndërsa promovonte filmin komedi, Bullock, e cila e quajti Randall “dashuria e jetës së saj”, zbuloi se ajo do të merrte një pushim nga aktrimi.
“Dua të jem në shtëpi. Unë thjesht dua të jem në shtëpi. Sepse unë gjithmonë vrapoja, gjithmonë vrapoja te gjëja tjetër. Unë dua vetëm të jem e pranishme dhe përgjegjëse për një gjë”, u shpreh ajo asokohe.
Ajo i konfirmoi gazetares Tracy Smith se “The Lost City” do të ishte filmi i saj i fundit për një farë kohe. “Unë nuk mendoj se njerëzit e dinin që Sandra në të vërtetë u nis për t’u kujdesur për Bryan”, tha për “Page Six” një producent i “Hollywood”.
Randall dhe Bullock, 59 vjeçe, filluan të takoheshin në vitin 2015 pasi thuhet se u takuan kur ai fotografoi festën e ditëlindjes së pestë të djalit të saj Louis. Të dy ishin privatë në lidhje me marrëdhënien e tyre, por u panë së bashku në dasmën surprizë të Jennifer Aniston dhe Justin Theroux në Bel-Air. Po atë vit, ata filluan të shfaqeshin publikisht së bashku, duke përfshirë premierën në Hollyëood të komedisë politike të Bullock “Our Brand Is Crisis”.