KreuStil Jetese

Vjen në jetë Kostandini! Delinda Disha, nënë për herë të dytë!

Vjen në jetë Kostandini! Delinda Disha, nënë për

Aktorja e njohur Delinda Disha është bërë nënë për herë të dytë ditën e sotme. Lajmin e bukur sapo e ka dhënë vetë aktorja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.

Delinda është bekuar sërish me një djalë dhe përkrah një fotoje shumë emocionuese me të porsalindurin ka zbuluar edhe emrin e tij, Kostandin, (një emër shumë i bukur shqiptar) “10.08.2023 Mirë së erdhe KOSTANDIN”, ka shkruar aktorja në postimin e saj.

A post shared by Delinda Disha (@delinda_disha)

Të shumta kanë qenë urimet për aktoren nga ndjekësit, miqtë dhe kolegët e saj.

Aktorja dhe bashkëshorti i saj Eldo Disha janë prindër edhe të një djali, Dasantin, i cili prej disa vitesh e ka zbukuruar jetën e tyre. Shumë prej momenteve të bukura që ata kalojnë aktorja zgjedh që t’i ndajë edhe me ndjekësit e saj në Instagram.

A post shared by Delinda Disha (@delinda_disha)

Kujtojmë që ky gëzim për familjen Disha vjen pasi aktorja fatkeqësisht më shumë se një vit më parë humbi dy binjakët e saj gjatë shtatzënisë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF