
Shtëpia e ankandeve “Henry Aldridge & Son” në Devizes në Mbretërinë e Bashkuar, së fundi shiti pallton prej lëkure dhe vizon të Elvis Presley për më shumë se 163 000 dollarë te një koleksionist amerikan. Edhe pse çmimi i vlerësuar për pallton e leshit dhe vizonit ishte 10 000 deri në 15 000 dollarë.
Elvis Presley e veshi atë gjatë vitit të fundit të jetës së tij në 1977 dhe ia dhuroi veshjen, e cila është 120 cm e gjatë, vëllait të të fejuarës së tij Ginger Alden para se tw ndërronte jetë.
Ankandi Henry Aldridge ka bwrw me dije se ata e blenë pallton nga një klient që e kishte blerë veshjen gjatë një ankandi vjetor të Elvis Presley të mbajtur në shtëpinë e mëparshme të këngëtarit në Graceland, në Memphis, Tennessee.
Drejtuesi i ankandit Andrew Aldridge tha: “Për mua ai përmbledh magjepsjen e Vegasit të viteve 1970, Elvis në një pallto vizon”.
Artikuj të tjerë të Elvis Presley të shitura nga Henry Aldridge & Son më 5 gusht përfshijnë një kuti purosh me kallaj; një medalion dhe zinxhir Sainte Anne De Beaupre prej ari, diamanti dhe rubini; një unazë ari, diamanti dhe safiri në formë bufi që u shit për 14,000 £; dhe rripat e sigurimit nga makina e tij sportive MGA e vitit 1960.




Horoskopi ditor, e enjte 10 gusht 2023



Extensions, më të mirat në Style n’ Smile!





Zyrtare/ Korriku, muaji më i nxehtë në histori!



Horoskopi ditor, e mërkurë 9 gusht 2023

Ide dekori për një ambient më të këndshëm!

Fakte që nuk i dinit mbi Giorgio Armani!


