KreuStil Jetese

“Barbie cenon moralin”, këto dy shtete ndalojnë shfaqjen e filmit!

“Barbie cenon moralin”, këto dy shtete ndalojnë shfaqjen e

Filmi “Barbie” është ndaluar në Liban, (si fillim), dhe më pas në Kuvajt, pasi sipas këtyre vendeve ky film “dëmton moralin publik”. Në Kuvajt përveç filmit “Barbie” është ndaluar edhe “Talk To Me”.

“Transmetimi i filmave ‘Barbie’ dhe ‘Talk To Me’ është ndaluar pasi cenon moralin publik”, tha Lafi Subaïei, kryetar i komitetit të censurës së filmit. Para marrjes së vendimit, autoritetet kishin kërkuar “heqjen e disa skenave të turpshme që nxisin sjellje të papranueshme”, tha Lafi Subaïe, pa dhënë detaje për pasazhet në fjalë.

Distributori kryesor në Kuvajt njoftoi se autoritetet po ndalonin “Talk to me”, filmin horror australian me protagoniste Zoe Terakes, një aktore transgjinore që identifikohet si non binary, edhe pse filmi nuk përmban ndonjë referencë të qartë për lëvizjen LGBT+.

Ndërkohë ditën e djeshme ministri libanez i Kulturës njoftoi se kishte kërkuar që shfaqjet e “Barbie” të ndaloheshin në Liban, duke theksuar se ajo “promovon homoseksualitetin”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF