KreuStil Jetese

U divorcua pas 13 vitesh nga Tom Brady; Flet Gisele: Ndarjet nuk janë kurrë të lehta!

U divorcua pas 13 vitesh nga Tom Brady; Flet Gisele: Ndarjet nuk janë

Ka kaluar një vit që kur filluan të qarkullojnë lajmet se Gisele Bündchen dhe Tom Brady kishin nisur procedurat e divorcit pas 13 vitesh martesë. Ndërkohë që vetë ndau lajmin e ndarjes në fund të tetorit të kaluar.

Duke folur për ndarjen e tyre për herë të parë në mars, Gisele theksoi se ajo dhe Tom kanë një marrëdhënie miqësore për fëmijët e tyre, Benjamin, 13 vjeç dhe Vivian, 10.

Së fundmi në një intervistë për “Vogue Brazil”, Gisele tha se divorci e ka ndryshuar atë, i ka mësuar shumë gjëra dhe e ka ndihmuar të rritet. “Gjithmonë kam besuar se çdo situatë, pavarësisht sa sfiduese, na mëson diçka dhe na ndihmon të rritemi”,  tha ajo për gazetën.

“Ndarjet nuk janë kurrë të lehta, veçanërisht kur media spekulon në çdo hap”, shtoi ajo.

Pavarësisht se ka qenë e vështirë, Gisele u shpreh se është përpjekur të fokusohet te fëmijët e saj, shëndeti, projektet dhe ëndrra e saj.

“Unë punoj me veten time çdo ditë dhe e vendos gjithë dashurinë time në çdo gjë që bëj. Shpresoj të bëhem një person më i mirë dhe më i vetëdijshëm dhe të vazhdoj të përhap dashurinë kudo që shkoj”, shtoi ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF