Rreth 60 fansa raportohet të jenë lënduar gjatë koncertit të madh që reperi Travis Scott mbajti këtë të enjte në Romë. Reperi prezantoi albumin e ri “Utopia” në Itali të hënën dhe mbrëmë mbajti shfaqjen e vetme në Romë para se të nisë turneun e tij të ardhshëm me të njëjtin emër.
Ndalesa e parë ishte caktuar të mbahej në Piramidat e Gizës në Egjipt, megjithatë, data u anulua. Eventi, i cili është organizuar në Cirus Maximus, raportohet të ketë shkaktuar një tërmet të vogël 1.3 ballë të shkallës Rihter dhe disa fansave iu është hedhur spërkatës piperi pas një incidenti.
Mbi 60 000 fansa ishin të pranishëm në koncert për të parë reperin, por atmosfera arriti kulmin kur në skenë u shfaq dhe Kanye West.
Travis Scott brings out Ye during his concert at the Circus Maximus in Rome ??
“There is no UTOPIA without Kanye West, there is no Travis Scott without Kanye West, there is no Rome without Kanye West”
? IG: nike.kd#UTOPIA pic.twitter.com/vLg4hpGwlp
Kujtojmë që gjatë koncertit të mbajtur të hënën Scott e përshkroi Ye si “të vetmen qenie njerëzore në këtë planet që ka ecur krah tij në çdo gjë që ka kaluar”.
Pavarësisht bashkëpunimeve të tyre muzikore, West dhe Scott janë të lidhur edhe nëpërmjet nënave të fëmijëve të tyre. Ye ka qenë i martuar me Kim Kardashian, me të cilën ka katër fëmijë, ndërsa Scott ka dy fëmijë me motrën më të vogël të Kim, Kylie Jenner.