
Disa fansa të zjarrtë nxituan ta etiketojnë Jennifer Lopezin si gruan më të bukur në botë, pasi artistja u shfaq me rrobabanjo të vogla të bardha dhe një trup të tonifikuar në fotote saj të fundit. Jo të gjithë ndjekësit megjithatë ishin në një mendje me këtë përcaktim, pasi disa prej tyre, ndonëse e pranojnë që JLo duket mirë për moshën e saj, thanë se një etiketim i tillë është i ekzagjeruar. Lopez tregoi format e saj dhe te pasmet e famshme teksa pozoi për një fotosesion gjatë pushimeve verore në Bregun Amalfi ne Itali.
Kostumi elegant i banjoes se JLo-së përmbante një pjesë të sipërme trekëndore dhe nje bikini te vogel ne forme tanga që shfaqte krejtesisht fundshpinen e saj.
Ajo u mbrojt nga dielli përvëlues pas një palë syzeve të diellit dhe kishte mbështjellë një shall elegant shumëngjyrësh rreth kokës. Jennifer e shfrytëzoi sa më shumë ambientin e saj luksoz dhe shijoi një gotë verë të ftohtë si dhe fruta të freskëta pas realizimit të fotografive.
Më vonë gjatë ditës, J-Lo u pa teksa u bashkua me miqtë për një drekë të mrekullueshme në Ristorante Lo Scoglio.Jennifer dukej elegante me një fustan me lule, teksa i mbante flokët e saj te leshuar ne forme valesh.
Jennifer dhe i shoqi, Ben u takuan më shumë se dy dekada më parë dhe krijuan një miqësi të ngushtë në xhirimet e filmit “Gigli” të vitit 2001. Të dy vazhduan të fillonin një lidhje vitin e ardhshëm dhe planifikuan të lidhnin kurorë në vitin 2003.
Megjithatë, ata e shtynë dasmën e tyre vetëm disa ditë përpara se ajo të mbahej dhe u ndanë në vitin 2004. Ajo përfundimisht vazhdoi me Marc Anthony, me të cilin u martua po atë vit, dhe Affleck u martua me Jennifer Garner në vitin 2005.
Këngëtarja dhe ish-bashkëshorti i saj paten dy binjakët: Emme dhe Maximilian, 15 vjeçarë, ndërsa aktori dhe ish-bashkëshortja e tij kanë vajzat: Violet dhe Seraphina, 17 dhe 14 vjeçe, si dhe një djalë të quajtur Samuel, 11 vjeç. Jennifer dhe Ben, të cilët kishin mbetur në marrëdhënie të mira që nga ndarja e tyre, përfundimisht u rilidhën dhe filluan të takoheshin përsëri në prill të vitit 2021.
Çifti i lumtur bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq atë shtator dhe u fejuan në prill të vitit të kaluar. Të dy vazhduan të lidhin kurorë në Las Vegas vetëm tre muaj pasi aktori bëri propozimin e martesës.