KreuStil Jetese

Kthim në kohë, Jona Spahiu tregon “idhujt”: Luana dhe…

Kthim në kohë, Jona Spahiu tregon “idhujt”: Luana

Me pamjen, zhdërvjelltësinë dhe qasjen dashamirëse, Jona Spahiu u kthye shpejt që në fillesat e karrierës në një nga moderatoret më të pëlqyera nga publiku shqiptar. Megjithatë, kohët e fundit ajo është tërhequr nga bota e televizionit për t`u përqëndruar më shumë tek aktiviteti si blogere në rrjetet sociale.

Jona ndan rregullisht aty me fansat momente nga përditshmëria e saj. Së fundi, moderatorja zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram. Një tyre i rikujtoi fillimet në ekran duke u shprehur se ajo ka qenë e preferuara e saj.

Teksa ka postuar një foto nga fillimet e saj të karrierës, Jona është rikthyer pas në kohë dhe ka rrëfyer sesi asokohe priste me padurim të takonte Marina dhe Luana Vjollcën tek dhoma e grimit.

“As une s`e mbaja mend këtë. 20 vjeç, ashensori i Piramidës, xhironim 3 emisione në ditë. Mezi prisja të shihja Marinën dhe Luanën te grimi”, ka shkruar Jona.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF