KreuStil Jetese

Transformim “për keq”: Sa e bukur ishte Bianca Censori para martesës me Kanye West! 

Transformim “për keq”: Sa e bukur ishte Bianca Censori para

Bianca Censori, bashkëshortja e Kanye West, dukej një person krejtësisht tjetër përpara se të martohej me reperin e famshëm, dhe një video e TikTok u kthye në dëshminë e fundit të evolucionit dramatik të stilit të saj. Klipi tregon se sa e ndryshme ishte Bianca para se të bëhej gruaja e Kanye West – përmes fotove para dhe pas. 

Që kur u postua dy ditë më parë, videoja që mban firmën e jusst_tiktokss ka tërhequr më shumë se 100 mijë shikime. 

Nëse përpara se të njihej me Kanye, ajo ishte një brune joshëse, tani Bianca “e veshur” prej tij shpesh shkakton polemika me pamjen e saj të diskutueshme. Po kështu, shkuroi dhe flokët e bukur të gjatë në favor të një prerje të shkurtër, e duke u kthyer tashmë në bionde platin.  

Së fundmi ajo befasoi publikun në Itali me një paraqitje të çuditshme me reperin kontrovers. Fansat patën reagime të ndryshme ndaj videos: “Duket krejtësisht ndryshe”, thotë një prej tyre. “Më parë dukej si një modele në Instagram, tani duket sikur ka gjetur një stil tjetër”, vazhdon komenti i radhës ndërsa dikush nxjerr në pah faktin që tani ajo nuk ka më pamjen e një Kardashian.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF