KreuStil Jetese

Modeli i ri i flokëve i Emma Stone është thjesht WAW!

Modeli i ri i flokëve i Emma Stone është thjesht WAW!

Nëse po kërkoni frymëzim për një prerje flokësh të përsosur, modeli i zgjedhur nga aktorja fituese e Oscarit Emma Stone mund të jenë ai që ju duhet! Është një model flokësh femëror dhe seksi, i cili është perfekt për kalimin nga vera në vjeshtë.

Emma Stone ka hequr dorë nga flokët me efekt brun dhe të kuqe, dhe ka zgjedhur ngjyrën bionde me një prerje bob asimetrike, dhe duket thjesht ‘waw’.

Pamja e Stone u realizua nga parukierja e famshme Mara Roszak, themeluese e linjës së produkteve të flokëve Rōz. Roszak preu plot katër centimetra nga flokët e fitueses së Oskarit, ndërkohë nuanca e re në bionde u krijua nga stilistja e famshme e flokëve, Tracey Cunningham.

“Emma sapo u bë bionde, kështu që kjo ishte koha e përsosur për një prerje për t’i dhënë asaj një rifreskim të shëndetshëm” thotë Roszak. “Ajo është gjithmonë e hapur për ta parë veten në mënyra të ndryshme dhe i beson vërtet procesit”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF