KreuStil Jetese

Pak pas ndarjes nga Lucy Boynton, Rami Malek konfirmon romancën me Emma Corrin!

Pak pas ndarjes nga Lucy Boynton, Rami Malek konfirmon romancën me Emma

Aktori Rami Malek ka konfirmuar së fundmi lidhjen e tij me Emma Corrin të “The Crown”. Ata u panë duke u puthur këtë javë, një muaj pasi u fotografuan së bashku.

Sipas “The Sun”, fituesi i “Oscar”, 42 vjeç, dhe ylli i Netflix, 27 vjeçe, kanë shijuar një varg takimesh pas ndarjes së tij nga Lucy Boynton, 29-vjeçare, me të cilin ishte në një lidhje për më shumë se 5 vitesh.

Sipas burimeve çiftit “dukej se nuk e kishin mendjen se kush mund t’i shihte”, ndërsa po konsumonin drekë në restorantin Buoy and Oyster në Margate, Kent.

Në një foto, Ema dhe Rami shihen të ulur së bashku në një tavolinë duke shijuar menunë. “Ata ishin shumë ta pasionuar dhe shikonin në sy njëri-tjetrin. Ata putheshin dhe dukej se nuk e kishin mendjen se kush mund t’i shihte”, tha një dëshmitar. “Rami dhe Ema thjesht dukeshin të lidhur me njëri-tjetrin dhe nuk i kushtonin vëmendje askujt tjetër”, shtoi burimi.

Kujtojmë se dyshja u pa bashkë për herë të parë në koncertin e Bruce Springsteen në BST Hyde Park në Londër më 8 korrik.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF