KreuStil Jetese

Konfirmohet/ Harry Styles në një romancë me aktoren Taylor Russell!

Konfirmohet/ Harry Styles në një romancë me aktoren Taylor

Harry Styles ka konfirmuar romancën e tij me Taylor Russell, teksa u shfaqën në një ekspozitë së fundmi në Londër. Dyshja nuk bëri asgjë për të penguar thashethemet për lidhje, pasi ata mezi i mbanin sytë larg njëri-tjetrit, me yllin e “Bones And All”, 28-vjeçe, që kishte vendosur njërën dorë mbi supin e Harryt.

Harry u shfaq i dashuruar teksa u pa duke biseduar me të shumë afër njëri-tjetrit. Ish-ylli i “One Direction” më pas e prezantoi të dashurën e re me mikun James Corden dhe gruan e tij, Julia Carey, të cilët ishin gjithashtu të pranishëm.

Kjo dalje vjen disa javë pasi në media u aludua për një romancë të mundshme mes tyre, pasi aktorja mori pjesë në koncertin e këngëtarit në Vjenë. Jeta e dashurisë së Harry-t ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, nga marrëdhënia me Taylor Sëift, Caroline Flack e deri te Olivia Wilde.

Harry ka qenë më parë i lidhur edhe me modele të tjera të “Victoria’s Secret” përfshirë këtu edhe, Kendall Jenner. Ai po ashtu është përfolur edhe për romanca të tjera me yje si Cara Delevingne, Nadine Leopold, Sara Sampaio, Georgia Foëler si dhe Camille Rowe.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF