
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora do të performojë në ceremoninë e mbylljes së lojërave “Invictus Games 2023” që organizohen nga Princi Harry. Turneu i këtij viti zhvillohet në Dusseldorf të Gjermanisë dhe Rita Ora do të kryesojë ceremoninë e mbylljes më 16 shtator.
Lojërat “Invictus janë një turne me shumë sporte për ushtarakët dhe gratë e plagosur, të lënduar dhe të sëmurë, si në shërbim ashtu edhe për veteranë të luftërave.
Rita është një mikeshë e ngushtë e themeluesit të eventit, Princ Harryt, i cili pritet të mbajë një fjalim emocionues në ceremoninë e mbylljes. Harry luajti një rol të rëndësishëm në sjelljen e Lojërave në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2014, kur 300 konkurrentë nga 13 vende morën pjesë në konkursin inaugurues në Londër.
Rita dhe Harry janë miq prej vitesh, madje ajo ka marrw pjesë në dasmën e Harryt dhe Meghan Markle në vitin 2018. Rita ka performuar më parë në një koncert të vitit 2019 për organizatë bamirëse “Sentebale” të Princit Harry.








Horoskopi ditor, e premte 11 gusht 2023










Horoskopi ditor, e enjte 10 gusht 2023

