KreuStil Jetese

Kiara dhe Luizi nisen me pushime, çifti në një destinacion “modest”!

Kiara dhe Luizi nisen me pushime, çifti në një destinacion

Tre muaj pas kurorëzimi në martesë të dashurisë së tyre ( edhe pse për këtë ka ende diskutime), Luizi dhe Kiara duket kanë vendosur të bëjnë muajin e mjaltit dhe destinacioni i ciftit është zbuluar tashmë. Pas angazhimeve me koncerte, intervista e me projektet në televizion, dyshja ka udhëtuar drejt Turqisë.

Qëndrimi në  “Rixos Premium Bodrum”, një prej restoreve më luksoze në Turqi, iu dhurua çiftit gjatë qëndrimit në Big Brother VIP. Ishte vetë Luizi dhe Kiara që ndanë foto nga nisja e zbuluan edhe destinacionin në rrjetet sociale.

Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Borther VIP”, Kiara dhe Luizi arritën që të fitonin 3 udhëtime në çift, në Maldive, Antalia dhe Bodrum, të cilat thanë se do i shijonin së bashku.

Megjithatë, pas përfundimit të spektaklit, çifti ishte tepër i ngarkuar me projekte dhe nuk kanë mundur të shkojnë në asnjë prej këtyre destinacioneve, ndërsa shumë fansa i pyesnin vazhdimisht nëse do t`i shfrytëzonin këto oferta.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF