KreuStil Jetese

Koncerti i Capital T i ‘vë flakën’ Prishtinës!

Koncerti i Capital T i ‘vë flakën’ Prishtinës!

Reperi i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Capital T, ka mbajtur mbrëmjen e kësaj të premte koncertin e tij aq të shumëpritur, “Time Capsule”. Koncerti recital u mbajt në stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe duhet thënë se e ‘kalli krejt’ Prishtinën.

Gjatë koncertit përkrah Capital T përformuan emra të njohur të muzikës shqiptare, si, 2po2, Ledri Vula, Elvana Gjata, MC Kresha, Lyrical Son, Majk, Rina, Kanita, teksa nuk munguan as artistë ndërkombëtarë, ku për herë të parë në Kosovë performoi edhe Akon!

Të gjithë ata që nuk ishin të pranishëm në koncert, mundën të merrnin pak energji nga atmosfera pozitive që përcohej nëpërmjet videove të publikuar në rrjetet sociale nga personazhe të njohur të botës së artit dhe medias.

Kujtojmë që pak ditë më parë ai organizoi një festë private para kuncertit ku të ftuar ishin miqtë, bashkëpunëtorët dhe kolegët e tij.

PS. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe Adrola Dushin, e cila e shoqëroi reperin gjatë përgatitjeve për koncertin, (mesa pamë nga Storyt e publikuara në rrjetet sociale), dhe sigurisht edhe gjatë tij, ku e ‘dogji’ duke kërcyer nën ritmet e muzikës së Capital T, por edhe të artistëve të tjerë që reperi kishte ftuar.

Të gjithë janë në pritje që Adrola Dushi dhe Capital T të zyrtarizojnë romancën e tyre, aq shumë të përfolur në mediat sociale. Dyshja prej kohësh ka zgjedhur të mos pranojë që janë në një lidhje, por daljet e tyre të fundit vërtetojnë që lajmet që kanë qarkulluar janë të vërteta. Mbetet për t’u parë..

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF