KreuStil Jetese

Rihanna sjell në jetë fëmijën e dytë! Zbulohet gjinia!

Rihanna sjell në jetë fëmijën e dytë! Zbulohet gjinia!

Rihanna është bërë nënë për herë të dytë. Sipas raportimeve të mediave të huaja të mërkurën këngëtarja solli në jetë fëmijën e dytë me partnerin e saj, reperin A$AP Rocky.

Burime pranë çiftit kanë treguar se ylli i muzikës botërore solli në jetë një vajzë. Ndërkohë që për emrin ata u shprehën se duhet të presim edhe pak për të mësuar se si do tw quhet e porsalindura.

Rihanna dhe Rocky u bënë prindër për herë të parë rreth një vit më parë. Ata u bekuan me djalit të tyre të mrekullueshëm RZA, të cilin këngëtarja e prezantoi me botën në fund të vitit 2022.

Rihanna ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me shfaqjet e saj gjatë shtatzënisë, duke përfshirë shfaqjen në Met Gala 2023.

A post shared by RİHANNA (@rihannaofficiall)

Gjatë një interviste të dhënë disa muaj më parë, Rihanna foli për nëntë muajt e parë të mëmësisë dhe shtatzëninë e dytë, “O Zot, është legjendare. Është gjithçka. Vërtet nuk të kujtohet jeta më parë, kjo është gjëja më e çmendur ndonjëherë”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF