
Drini Zeqo është një nga figurat më të njohura të ekraneve shqiptare, i cili ka zgjedhur që gjithmonë të flasë me punën e tij. Pak herë ndodh që në daljet e tij apo në rrjetin e tij social Instagram të zbulojë nga jeta e tij private.
Së fundmi duket se Drini ka dashur të ndajë me ndjekësit e tij një moment tejet emocionues. Ai i ka prekur të gjithë me postimin e tij të ndjerë për të atin, i cili ka ndërruar jetë disa vite më parë.
“Erdha takova një shok jete. Kishte ditë që më thërriste. Pa babën asnjë gëzim nuk është njësoj, por nënat na bëjnë të fortë”, ka shkruar gazetari në postimin e tij.
Kujtojmë që një vit më parë Drini la karrigen statike të lajmeve për të ardhur pranë publikut me një emision mëngjesi, i cili e solli atë më soft, krejt ndryshe sa e kishim parë deri në ato momente.
Ai mundi që me profesionalizimin që e karakterizon dhe eksperiencën e gjatë në media, të përshtatej më së miri në formatin e mëngjesin, duke bërë që një pjesë e mirë e shqiptarëve ta nisnin ditën me programin “Dita Jonë” .


Horoskopi ditor, e hënë 14 gusht 2023







Horoskopi ditor, e dielë 13 gusht 2023

Beniada i hyn botës së muzikës, nis pergatitjet!





Koncerti i Capital T i ‘vë flakën’ Prishtinës!




