
Beniada Nishani duket se i ka seriozisht paralajmërimet për një ndryshim të madh në jetën e saj: Modelja ka nisur punën për një projekt muzikor, e këtë e tregoi vetë, përmes disa fotove të postuara në “Instagram”, ku dëshmon se ndodhet në një studio muzikore.
Ajo nuk ka ndarë më shumë detaje, as nga data e publikimit e as se me cilin do bashkëpunojë.
Beniada e kishte lënë të kuptohej dhe më parë se mund ta hidhte një hap të tillë. Ajo ka rrëfyer se do të realizojë një këngë në bashkëpunim me një këngëtare të njohur, emrin e të cilës nuk e ka zbuluar.“Kam një projekt muzikor shumë të bukur, ju e dini që Beni vdes për muzikën, nuk jam kengetare, por do mundohem t’ju buzëqesh”- thoshte përpara disa kohësh.
Muajin e kaluar modelja u nda nga Blerti Hajdarin, i cili identifikohet më shumë si vëllai i Arbër Hajdarit duke qenë se është më popullor për publikun.
Beniada dhe Blerti u njohën dhe dashuruan gjatë emisionit “Procesi Sportiv”, por duket se lidhja nuk ka zgjatur shumë. 32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku dhe ishte larguar vite më parë. Ai e mbylli karrierën si sportist për shkak të një dëmtimi.





Koncerti i Capital T i ‘vë flakën’ Prishtinës!





Horoskopi ditor, e shtunë 12 gusht 2023









