KreuStil Jetese

Plane për pushime? Meterologia zbulon si do të jetë gjysma e dytë e gushtit!

Plane për pushime? Meterologia zbulon si do të jetë gjysma e

Meterologia Lajda Porja në një lidhje direkte për “Abc News” ka bërë parashikimin e motit për ditë në vijim dhe ka theksuar se kjo javë do të ndikohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta.

“Kjo javë ka nisur në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta dhe kalimtare, ku më të dukshmet vranësirat do të jenë në pjesën e dytë të ditës, kryesisht në zonat jugore dhe juglindore, në të cilat do të ketë dhe reshje të pakta shiu. Parashikohen që më të dendura, reshjet do të jenë përgjatë zonave juglindore”.

Sipas Porjes, duke filluar nga dita e enjte dhe e premtja parashikohet të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave, ku të ditën e premte parashikohen të arrijnë deri në 39 gradë Celsius.

“Përsa i përket temperaturave, deri në ditën e mërkurë, vlerat do të jenë 35-36 gradë në zonat e ulëta, vija bregdetare do të regjistrojë 33-34 gradë deri në 29-30 gradë temperaturat në zonat malore. Duke filluar nga dita e enjte dhe e premtja parashikohet të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave.

Madje, ditën e premte temperaturat parashikohen deri në 38-39 gradë Celsius”, u shpreh ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF