
Ndarja e Shakira dhe Gerard Pique ka bërë që këngëtarja të vijë pranë publikut me projekte muzikore, në të cilat ajo trajton dhimbjen dhe problemet që ka patur me ish-partnerin e saj. Projektet që ajo ka publikuar, nga ‘Te felicito’, ‘Monotonia’, ‘Bzrp Music Sessions, Vol. 53’ e deri tek ‘Acrostico’, ‘TQG’ dhe ‘Copa Vacia’, kanë rezultuar shumë të suksesshme.
Dhe mesa duket projekte te reja muzikore priten të vijnë së shpejti, pasi burime pran mediave të huaja bëjnë me dije se albumi i 12-të i këngëtares është në rrugë e sipër. Duket sikur zemërthyerja do të shërbejë si frymëzim për këtë album, dhe kjo është arsyeja pse pritet që këngët e tjera në albumin e ri të jenë të ngjashme dhe të mbajnë mesazhe të nënkuptuara për ndarjen e tyre të fundit.
Deri më tani nuk ka patur asnjë deklaratë zyrtare nga ana e Shakirës apo kompanisë së saj diskografike. Këngët e saj të fundit kanë qenë në spanjisht dhe shumë të fokusuara në Spanjë dhe Amerikën Latine. Megjithatë, duket se në album do të ketë edhe këngë angleze.
Kjo përforcohet nga fakti se Shakira së fundmi shkoi në Londër, për të punuar me kompozitorin David Stewart. “Në Londër duke punuar me David Stewart për atë që mund të jetë kënga ime e radhës”, shkroi ajo në llogaritë e saj në rrjetet sociale.
Kujtojmë që në një fazë tjetër të jetës së saj, me dashurinë në ajër për Pique-n dhe me fëmijët e saj Milan dhe Sasha të sapolindur, në vitin 2017 u publikua “El Dorado”, një album që pati disa bashkëpunime dhe gjithashtu një përzierje gjuhësh.
Ai album gjithashtu kishte referenca për Pique, por pozitive, veçanërisht “Amarillo” dhe “Me Enamore”.





Horoskopi ditor, e hënë 14 gusht 2023







Horoskopi ditor, e dielë 13 gusht 2023

Beniada i hyn botës së muzikës, nis pergatitjet!





Koncerti i Capital T i ‘vë flakën’ Prishtinës!

