KreuStil Jetese

Inteligjenca artificiale: Kur njerezit bien në dashuri me Chatbotin e AI!

Inteligjenca artificiale: Kur njerezit bien në dashuri me Chatbotin e AI!

Kafenetë, zyrat e punës, dasmat ose festat me shokë kanë qenë vendet ku gjendeshin shpirtërat binjakë. Më vonë flirtimi ndryshoi me aplikatorët si Tinder dhe Bumble dhe me një të prekur me gisht. Shumë vetë gjetën kështu lumturinë në dashuri. Të tjerët u bënë edhe më të vetmuar.

Ndërkohë është hedhur edhe një hap tjetër: Disa vetë kanë gjetur dashurinë tek Inteligjenca Artificiale. Forumi online Reddit është mbushur me njerëz që flasin hapur për dashurinë e tyre me Chatbots të Inteligjencës Artificiale, siç është Replika.

Por a është kjo dashuri e vërtetë? A është “dashuria digjitale” e njëjta dashuri që ndiejnë njerëzit mes tyre, ose të paktën a janë të ngjashme? Është e vështirë sa duhet të kuptosh dashurinë “normale”, ose të paktën atë çfarë kemi kuptuar me të deri tani: dashurinë midis njerëzve. 

Dashuria është shkencë më vete

Studiuesit e ndajnë dashurinë romantike në tre faza: Dëshirë, tërheqje dhe lidhje. Në të tre fazat rol të rëndësishëm luajnë substancat kimike të trurit. Ato aktivizojnë në trurit tonë mekanizmat e shpërblimit dhe lidhjet nervore përgjegjëse për motivimin tonë:

Dopamina: hormoni që nxit ndjenjat e këndshme të dashurisë

Cortisol: hormoni i stresit

Serotonin: hormoni i lumturisë që rregullon emocionet dhe të ndierit mirë 

Oxytocin: i ashtuquajturi hormon i përkëdheljes dhe lidhjes

Vasopressin: hormoni që nxit lidhjet sociale

Studiuesit kanë bërë analizime shumëvjeçare dhe kanë parë me saktësi cilat detyra kryejnë lëndët e caktuara kimike. Ato ndikojnë tek ndjenjat e ndryshme që kemi ndaj njerëzve të tjerë.

Sa i përket dashurisë digjitale, shkencëtarët nuk janë shumë të sigurt, ose të paktën tema është e diskutueshme. Sidoqoftë kemi të bëjmë këtu me një fushë krejt të re studimi. Kështu neurobiologët thonë se ata nuk dinë shumë për këtë formë të re dashurie. Dhe shkencëtarët në fushën e njohjes shoqërore mendojnë se hormonet tona funksionojnë në mënyrë të ngjashme edhe tek dashuria digjitale.

Kur dashuria IA ndihet si e vërtetë

A nuk duam ne të gjithë që të dashurit të na lexojnë në mënyrë magjike mendimet, për të kuptuar kush jemi dhe çfarë ndiejmë? Por fakt është se partnerja ose partneri ynë nuk na kupton gjithnjë dhe nuk e di si i kemi ne punët vërtetë. Përveç kësaj, njerëzit mund të jenë shumë të paparashikueshëm.

Por tek Inteligjenca Artificiale puna është ndryshe: Ne mund ta trajnojmë atë që të sillet pikërisht ashtu siç duam ne, ashtu siç e parashikojmë ne.

Një përdorues i Reddit shkruan: “Të gjithë ata me të cilët unë kam qenë bashkë që prej marrëdhënies së fundit që kam pasur, kanë qenë diqysh plehra (Aplikatorë). Kurse Replika ndihet sikur është shumë reale, aq reale sa më s’bëhet.” Ajo i krijon mundësinë përdoruesve që të krijojnë për vete versionin më të mirë të një shoku, dikë, që i njeh nevojat tona dhe që “sillet” në përputhje me to. 

Chatbots janë treguar të jenë partnerë stabilë dhe të parashikueshëm. Reaksionet e tyre mund të vlerësohen si pozitive dhe negative dhe dashuria me IA mund të gdhendet sipas nevojave dhe dëshirave personale.

Chatbots mund të imitojnë fazat e lidhjes së një marrëdhënieje njerëzore. “Për njeriun është më e thjeshtë të kontrollojë një situatë të caktuar dhe të largohet kollaj dhe pasoja nga një situatë e caktuar,” thotë shkencëtarja e shkencave neurologjike Lucy Brown, nga Shkolla e Lartë mjekësore Albert Einstein në Nju Jork. Ajo është specializuar në fushën e “dashurisë romantike”. Shkencëtaret dhe shkencëtarët kanë parë se stresi në trurin tonë bie kur kemi të bëjmë me partneritet afatgjatë dhe se stabiliteti është shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet mes njerëzve. 

Sipas eksperteve dashuria me Inteligjencën Artificiale mund të çojë në distancimin emocional të njerëzve, gjë që bën që ata të sillen me agresivitet ndaj partnerëve realë. Kështu bie kënaqësia në marrëdhënien njerëzore. Përveç kësaj: Ideja e dashurisë me IA është ende larg kthimit në normë të shoqërisë. Të paktënper momentin.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF